Kandidat për në GJKKO, KPK jep vendimin për gjyqtarin Erjon Bani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Erjon Bani. Procesi i rivlerësimit kryesohej nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore, të enjten më 20 maj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme për gjyqtarin Erjon Bani në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Erjon Bani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Aktualisht, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës dhe ka kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’u emëruar pranë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *