Video/ Tre të mitur grabisin zyrat e OSHHE-së në Laprakë

Kush po e vjedh fëmijërinë? Ndërkohë që fëmijët tanë duhet të jenë në shkollë dhe plot ëndrra për të ardhmen e tyre, ato gjinden në skena krimi, viktimë të abuzimeve ose shndërrohen në autorë grabitjesh.

Ngjarja më e fundit e cila ka si protagonistë tre të mitur të moshave 13,14 dhe 15 vjeç, është regjistruar pranë një filiali të OSHEE-së në zonën e Laprakës në Tiranë, i cili është grabitur.

Policia ka arritur ti identifikojë të miturit nëpërmjet pamjeve filmike dhe i ka proceduar penalisht nga komisariati nr.3, pasi për shkak të moshës nuk mund të arrestohen.

Nga pamjet e grabitjes shihet se tre autorët, në mënyrë që ende nuk dihet, hapin me lehtësi derën e zyrve të OSHEE-së dhe futen brenda për të marrë paratë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 22 maj, dy ditë më parë.

Mendohet se të miturit janë të përfshirë edhe në grabitje të tjera në zonën e Rrugës së Durrësit dhe zonës së Laprakës ku kanë vjedhur dy biznese.

/Burimi BallkanWeb/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *