Kalimet ilegale të emigrantëve nga Greqia, BE bën thirrje për hetim

Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, ka bërë thirrje për hetim mbi depërtimin e paligjshëm të emigrantëve nga Greqia.

Duke iu referuar një raporti të publikuar nga “NewBE York Times” për emigrantët, Johansson tha se kishte diskutuar mbi menaxhimin e kufirit me zyrtarë kompetentë të qeverisë greke dhe se u ka bërë të qartë se nuk duhet të ketë depërtime të paligjshme.

Në një postim në Twitter, komisionerja ka shkruar se zyra e saj i ka dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve greke, duke kërkuar që incidenti i raportuar nga gazeta amerikane të hetohej në mënyrë të pavarur.

“Komisioni i BE-së është i gatshëm të ndërmarrë hapa zyrtarë, sipas rastit”, ka shkruar ajo.

Pak ditë më parë, “New York Times” ka publikuar pamje që tregonin rojet bregdetare greke duke grumbulluar azilkërkues , përfshirë fëmijë, duke i braktisur në një gomone në mes të detit gjatë muajit prill.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *