‘Ka zbritur nga treni’/ Bushati thyen heshtjen, i përgjigjet Ramës me shprehjen e tij

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka thyer heshtjen, pas deklaratave të shumta të kryeministrit Edi Rama për mospërfshirjen e tij në listat e 25 prillit.

“Bushati i zbriti trenit”, ishte reagimi i Ramës, i cili nuk ka mbetur pa një përgjigje nga Bushati.

“Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është në cilin stacion treni ndaloni” lexohet në shprehjen e postuar nga Bushati në Instastory në Intagram.

Por çfarë tha Rama për Bushatin? Kryeministri e akuzoi se sapo hoqi Bushatin nga drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, ai nuk ka bërë asnjë punë për të mirën e PS-së, duke mos zbritur në terren, e kjo sipas Ramës do i kushtonte shumë partisë.

“Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur në asnjë aktivitet në ato aktivitete që nuk janë puna juaj nuk janë televizive, por pjesë e pandashme e çdo njeriu që kanë një mandat në këtë parti.

Është shumë e thjeshtë. Nëse Bushati do kishte punuar tokën, do ishte njësoj si shokët e vet. Kjo nuk është personale. Kush është lart duhet të rrijë poshtë, jo në listë, duhet të rrijë poshtë çdo ditë.

Një lojtar unë e mas me sa duar njerëzish ka shtrënguar sa fshatarë ka takuar, sa biznese ka takuar për t’iu thënë si ju shkojnë punët, çfarë keni nevojë, sa qytetarë ka takuar, sa i di ai problemet e zonës ku është atje se nuk mund të jetë historia që shkojnë te njerëzit vetëm për  fushatë. Shpresoj ta kapë trenin prapë. Partia të vë por nuk të mban, mban veten” tha Rama tre ditë më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *