Julian Deda pjesë e ‘BBV’? Ja çfarë thotë aktori

“Big Brother VIP Albania” është kthyer në një trampolinë promovimi për persona që janë pjesë e showbizit e për personazhe që duan të tregojnë më shumë nga karakteri i tyre. Ky sezon ka sjellë shumë të papritura e mbi të gjitha një shikueshmëri të madhe, falë edhe personazheve, e një prej tyre është padyshim edhe Luizi.

Duke marrë shkas nga shikueshmëria e madhe që ka ‘BBV’, do bëhet temë bisede kudo. Kështu, edhe në ‘ask me question’ të aktorit Julian Deda, nuk munguan pyetjet pë Luizin dhe për ‘BBV’. Ai u pyet nga njerëzit se përse nuk u bë pjesë e këtij formati. Aktori pranoi se kishte marrë ftesë për t’u bërë pjesë, mirëpo iu desh ta refuzonte për shkak të arsyeve personale.

Ai e la të hapur mundësinë për t’u bërë pjesë në edicionin e radhës.

“Kisha ftesë për të hyrë kësaj radhe, por ishte e pamundur për arsye personale, të shohim herës tjetër…mbase!”,- shkruan Juli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *