Jori Delli flet për çiftin Ejlli: I kam shkruar por…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” Jori Delli, tregoi disa detaje pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku zbuloi marrëdhënien që ka me çiftin Ejlli.

Ajo tha se me Luizin është takuar dhe kanë diskutuar, ndërsa me Kiarën ka pasur komunikim të ftohë.

“Nuk jam bashkë me Luizin. Kur kam qenë brenda nuk e kam ngacmuar fare. Pse si merrni ato klipet kur i them e kam si vëlla. Nuk flas, por e pashë dje për herë të parë tek takimi. Bëmë disa muhabete”, tha Jori.

Por e kundërta ka ndodhur me Kiarën, ku ish-banorja shprehu se nuk kanë folur, ndërsa tregon se një herë që i ka shkruar i ka kthyer përgjigje shumë shkurt.

“Me Kiarën nuk kam marrëdhënie. Pasi i shkruajta më ka kthyer përgjigje shumë më mbrapa dhe shkurt. Por them se janë shumë të ngarkuar me punë”, u shpreh ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *