Jo vetëm në “Dancing With the Stars”, ja se ku do ta shohim Eno Popin

Eno Popi i është rikthyer ekranit këtë sezon të ri televiziv, si pjesë e projektit “Dancing With the Stars”, në krah të Bora Zemanit në prezantim. E megjithatë në një intervistë për “Wake Up” pak ditë më parë, moderatori zbuloi se ai do të ishte në drejtimin edhe të një tjetër formati në Top Channel, që ka të bëjë me sipërmarrjet e të rinjve, lajm që Popi e ka rikonfirmuar sërish sot, me anë të një postimi në ‘Instagram’.

Eno po ashtu ka zbuluar emrin e programit, “StarTop”, e ngjashme me “startup”, në linjë me atë çfarë dimë deri tani nga emisioni. Po ashtu togfjalëshi “coming soon” tregon që projekti do të nisë së shpejti, ndërsa pritet që gazetari të zbulojë më shumë detaje në ditët në vijim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *