Jeta e Pamela Anderson, tashmë kthehet në një film

Me publikimin e një videoje të re, Netflix njoftoi të gjitha serialet dhe filmat që priten të kenë premierë nga janari i vitit 2023.

Duket se platforma e njohur ndërkombëtarisht po vjen për të prezantuar një film dokumentar për jetën dhe gjendjen e Pamela Anderson .

“Pamela, një histori dashurie”, siç titullohet filmi i ri, pritet të tregojë të gjithë jetën e aktores së njohur, duke përfshirë disa pamje ekskluzive nga e kaluara, të cilat nuk janë publikuar më parë. Dokumentari është drejtuar nga Ryan White, i njohur për ‘Good Night Oppy’, ‘The Case Against 8’, ‘Good OI’ Freda’ dhe ‘Ask Dr. Ruth.”

Pamela Anderson u shfaq për herë të parë si modelja më e mirë e ‘Playboy’ dhe Playmate në vitin 1990. Ajo vazhdoi të mbante rekordin për më shumë kopertina të revistës se çdo grua tjetër në moshën e saj.

Më vonë u shfaq në sitcom ABC ‘Home Improvement’ si dhe në ‘Baywatch’. Ajo ka luajtur në disa filma të Hollivudit duke përfshirë ‘Superhero Movie’, ‘Barb Wire’ dhe ‘Blonde and Blonder’.

‘Pamela, një histori dashurie’ do të shfaqet premierë në Netflix më 31 janar 2023.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *