Jeni çift dhe partneri juaj ende shikon filma me pullë të kuqe? Zbuloni arsyet

Shumë gra mërziten dhe acarohen kur bashkëshorti i tyre sheh filma me pullë të kuqe, ndonëse jetojnë bashkë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa përfundime nga një studim, ku sqarohet se pse meshkujt vazhdojnë dhe shohin pornografi.

Ndryshimi

Është e natyrshme që meshkujt mendojnë shumë për marrëdhëniet intime.

Burrat gjithashtu mund të eksitohen nga pamjet vizuale më shumë se gratë, gratë janë më të prekura nga tingulli dhe prekja fizike. Kjo është arsyeja pse shikimi i një sërë filmash me pullë të kuqe, me lloje të ndryshme skenash dhe aktorësh, i emocionon dhe i ndez ata.

Ajo u ofron atyre një ndjenjë ndryshimi dhe kjo nuk do të thotë aspak se ata nuk i duan gratë e tyre ose nuk janë të kënaqur më me intimitetin midis tyre. Thjesht do të thotë se ata po kërkojnë diçka ndryshe që nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien e tyre personale.

Lehtësia

“Po ti ishe e lodhur” është një përgjigje që u jepet shpesh femrave kur e gjejnë burrin e tyre duke parë këto filma, duke i bërë ato të ndjehen në faj.

Gratë nuk duhet t’ia vënë fajin vetes. Në disa raste kjo është një mënyrë e lehtë që ata zgjedhin në vend të tradhtisë kur ai ndjen nevojën për të çliruar energjinë, veçanërisht nëse ata nuk jetojnë në të njëjtin vend ose ai është nën shumë stres.

Kompleksi jorealist i gruas

Ai ndonjëherë dëshiron të jetojë në një fantazi me një grua jorealiste tepër koketë dhe lozonjare.  Edhe kur gruaja e tij është e gatshme të eksperimentojë, të provojë gjëra të reja dhe të bëjë përpjekje në jetën e tyre intime, përsëri është diku ndryshe për të, sepse ai dëshiron të jetë më i pamatur dhe të jetë i lirë me diçka nga një pjesë e imagjinatës së tij.

Ndonjëherë nuk ka të bëjë fare me ju

Ne nuk mund ta mohojmë që ndonjëherë gratë kanë një rol që ta bëjnë burrin e tyre të turpërohet nga intimiteti me to dhe shikimi i filmave për të rritur do të ishte mënyra më e lehtë për të, por nuk duhet të fajësojmë gjithmonë gratë, sepse në shumë raste gratë ankohen nga burrat e tyre që nuk u kushtojnë vëmendje të mjaftueshme edhe kur bëjnë gjithçka që munden.

Kjo buron nga dëshira e tij për t’u mbyllur në botën e tij, ku ai ka kontroll të plotë dhe ndjenjën e shpejtë të euforisë që nuk kërkon kohë apo përpjekje.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *