‘Jemi kthyer në kavie eksperimentale’/ Deklarata ‘bombë’ e kandidatit për kancelar… Gjermania rrezikon të ndërpresë vaksinimin?  

Në shumë shtete të botës është kthyer ajo që po konsiderohet si “vala e katërt” e pandemisë dhe bashkë me rritjet e infektimeve po nxehet më tepër edhe debati për vaksinimin e popullatës.

Por në një kohë kur shumë shtete po orvaten të bëjnë të detyruar procesin e vaksinimit duke përdorur forma represioni kufizues për të pavaksinuarit, numri i këtyre të fundit por rritet gjithmonë e më shumë dhe bashkë me ta edhe skepticizmi për vaksinat.

Në valën e kësaj rrëmuje duket se është edhe Gjermania, e cila po i afrohet zgjedhjeve të përgjithshme dhe fushata është nxehur.

Teksa qeveria federale po nxit qytetarët që të vaksinohen sa më shumë kundër koronavirusit, Zv.kancelari Olaf Scholz, ka bërë një koment të bujshëm.

Scholz është kandidat për kancelar i Socialdemokratëve dhe ka gjasa të mira, pasi fushata e tij ka njohur vetëm rritje. Por gjatë një interviste radiofonike, ai tha se, gjermanët po përdoren si kavie për vaksinat.

“50 milionë janë vaksinuar deri më tani dy herë. Ne të gjithë ishim kaviet për ata që kanë pritur deri më tani. Prandaj po e them si një prej atyre 50 milionëve, që gjërat kanë shkuar mirë. Prandaj merrni pjesë”.

Komenti i tij nuk është pritur mirë jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe brenda partisë së tij.

Deklaratat e Scholz, vijnë në kohën kur ekziston skepticizëm ndaj vaksinës anti-Covid. Disa vende kanë nisur vaksinimin e personave për herë të tretë, kurse Izraeli, si vend pararojë thotë se, mund të nisë edhe vaksinimin për herë të katërt.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *