Java nis me shi, parashikimi i motit për ditën e sotme…Temperaturat vijojnë të jenë të larta

Dita e sotme nis me alternime resh dhe kthjellimesh në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, intervali kohor, nga ora gjashtë deri në orën 12 të mesditës, pritet të jetë i zymte dhe me re. Më pas, vendi do tu lihet reshjeve të shiut.

Mësohet se deri në orën 18:00 e gjithë Shqipëria do të ketë më shumë se 50% mudësi që të përfshihet nga reshje shiu.

Më pas qielli do të mbizotërohet sërish nga retë. Përsa u përket temperaturave, vlerat ditore do të luhaten nga 18 në 24 gradë celsius. Era do të fryjë mesatarisht, ndërsa në zonën e bregdeti, pritet të ketë një shpejtësi më të lartë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *