‘Java globale e parasë’ Guvernatori i BSH: 70% e popullsisë ka sot një llogari bankare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e hapjes së “Javës globale të parasë”. Aktivitetet do të zgjasin për disa ditë lidhur me edukimin financiar të shoqërisë.

“Edukimi financiar u shërben të rinjve për të gjykuar sa më mirë për organizimin e financave, kursimet, investimet e për t’u përgatitur për jetën e tyre. Do u shërbente dhe shtresave të tjera për një vendimmarrje sa më të mirë për investime e kursimet e tyre.

“Marrëdhënia me bankat e një përfshirje më e mirë financiare do zbuste dhe pabarazinë ekonomisë mes shtresave të popullsisë” – theksoi Sejko.

Banka e Shqipërisa ka hartuar një strategji kombëtare për edukim dhe përfshirje financiare.

“Numri i popullsië, përqindja që punon me bankat ka arritur në 70%. Pra 70% e popullsisë ka sot një llogari bankare. Kjo është një shifër e mirë krahasuar me periudhat e mëparshme” – tha Sejko.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *