Jane Fonda e sëmurë me kancer, por vijon xhirimet e filmave

Aktorja 84-vjeçare, e cila e nisi këtë vit me rolin në sezonin final të komedisë “Grace and Frankie”, zbuloi për fansat një lajmin përmes një postimi në Instagram.

Fituesja e çmimit Oscar pranoi se sapo ka nisur një trajtim 6-mujor me kimioterapi pasi vuan nga një formë e lehtë e limfomës, tumor në sistemin limfatik.

Por sëmundja nuk e ndalon që ajo të jetë ende active, përkundrazi e gjen veten çdo ditë të zënë me punë në sheshxhirime, me rolet që ka pranuar për 2022, kryesisht ato në komedi.

“Miqtë e mi të dashur, dua të ndaj me ju diçka vërtet personale. Jam diagnostikuar me kancer limfatik dhe kam nisur trajtimin me kimio. Është një kancer i kurueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, ndaj ndihem vërtet me fat. Kam nisur kimion për 6 muaj dhe po e përballoj shumë mirë, më besoni, nuk do të lejoj asgjë që të ndërhyjë në aktivizimin tim për çështjet e klimës. Kanceri është një mësues dhe unë po i kushtoj vëmendje të gjitha mësimeve. Ajo që më ka mësuar deri tani është rëndësia e komunitetit. Të rritesh e të mbështetesh në një komunitet, do të thotë që nuk je vetëm. Dhe kanceri, bashkë me moshën time, thuajse 85 vjeç, përfundimisht të mëson rëndësinë e përshtatjes me realitete të reja”.  tha Fonda

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *