Jamarbër Malltezi: SPAK-u të më kërkojë ndjesë!

Pas lirimit nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit, Jamarbër Malltezi, shkruan se e ndjen veten si në gjyqet politike të vitit 1945 ku pronarët ishin armiqtë e pushtetit popullor. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale. Ai u bën apel qytetarëve që të mos lejojnë të nëpërkëmben, duke theksuar se SPAK duhet të zbatojë ligjin e jo të kthehet në shërbëtore politike.

“Të paraqesin 1 prove ligjore e jo insinuata. Çdo njeri kur kapet me gënjeshtra ose kerkon ndjese publikisht ose kur nuk ka aq kurajë te paktën tërhiqet pa fole. Por jo sherbetoret politike te Edi Rames dhe Taulant Balles. Ata qe ndjekin urdherin politik nuk skuqen por fshihen pas ahprehjes “I qendrojme kerkeses”. Ketu nuk ka fare çështje penale e aq me pak per tagrat e SPAK. Une kerkoj qe SPAK te kerkoje ndjese publike ne mos eja përballemi sa te duan ne gjykate si njerez te lire me argumenta e jo urdhera politike”, shkruan ai.

Ndërsa sqaron gjatë procedurat për kthimin e pronave dhe sjell raste analoge kur qeveria aktuale ka marrë vendime për persona të caktuar, Malltezi thotë se në rastin e tij dhe familjeve të tjera prona është kthyer tek i zoti. “Une as rrezikoj njeri e as kam akses ne asnje dosje apo institucion se I ka kap 100% Edi Rama. Une ju gjeta qe genjenit bazuar ne dosjet qe ka krijuar SPAK . Ne si pronare as nuk dinim e as nuk na interesonte gje tjeter vec “Prona tek i zoti”, me te drejten e Zotit dhe ne respekt te ligjeve te shtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *