“Jam e pasur se di të gatuaj dhe di për planete por…” Kim Kardashian zbulon çelësin e suksesit

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ka folur së fundmi për jetën e saj gjatë një interviste për revistën “Interview”. Ajo ka reaguar ndaj kritikëve duke thënë se nuk i intereson se çfarë mendojnë njerëzit për të. Bukuroshja ka thënë se talenti i saj qëndron në marketing dhe biznes pas shitjes së produkteve. Kim shprehet se:

“Unë mund t’ju jap një milion talente. Mund të gatuaj mirë, mund t’ju tregoj gjërat më të çuditshme në planet. Por, mendoj se talenti im është marketingu dhe biznesi pas shitjes së produkteve dhe të dish se çfarë dëshiron klienti dhe ta bëj atë të ndihet i arrirë”.

“Vërtet nuk më intereson se çfarë mendojnë ose thonë njerëzit për mua”, ka theksuar ajo kur është pyetur se si do ta rishkruante përshkrimin për veten e saj. Ajo hodhi poshtë përshkrimin e saj në Wikipedia, e cila e përshkruan Kimin si një “personazh i njohur, personalitet mediatik dhe sipërmarrëse”.

Rikujtojmë se, Kim Kardashian dhe Pete Davidson i dhanë fund lidhjes së tyre por kjo s’do të thotë që dyshja të mos flasin mirë për njëri-tjetrin. Së fundmi, Kim ka folur për komedianin e njohur gjatë intervistës me prestigjiozen “Interview”.

“Ai është i lezetshëm,” nënvizoi Kim. “Ai është me të vërtetë një person kaq i mirë. Jam e emocionuar për atë që ai ka sjellë.” Thelemuesja e SKIMS, filloi të takohej me Davidson në fund të vitit 2021. Kujtojmë se sipas “National Enquirer”, Kim e ka harruar tashmë aktorin me të cilin ishte në lidhje për 9 muaj dhe i ka vënë syrin sipërmarrësit Elon Musk si partnerin e saj të ri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *