“Jam brend kombëtar Fevzi mos të jesh xheloz”/ Rama: Sa për Ikonomin, Muzhaqin dhe Bilalin janë ironike ndaj i afrova

Kryeministrit Edi Rama iu nxorë video e një interviste e disa viteve më parë e Edona Bilalit, e cila aktualisht është ministre e Shtetit për Sipërmarrjen, ku Ramën e krahasonte me Zeusin. Lidhur me këtë deklaratë të saj, Rama tha se kjo është një intervistë e shumë viteve më parë dhe që nuk është kuptuar në kontekstin e duhur, sepse sipas tij, kanë qenë deklarata ironike. Edhe atë të ministres Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se e kishte ‘detyrim’ të shkonte në punë me makinë, e konsideroi të tillë.

 “Kjo intervistë është dhënë shumë vite më parë. Dhe ajo është një intervistë ironike nga fillimi në fund. Atë intervistë e ka dhënë shumë vite më parë. Edhe ajo intervistë është e tëra ironike. Unë Edona Bilani kam kërkuar ta njoh se ishte një person kritik, ironik, cinike me mua dhe njëkohësisht kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të. Ç’ka e bën këtë gjë kaq qesharake, të rëndë, është fakti që ka shumë injorancë nëpër rrjete. Detyra të paktën e jotja është që minimumi mos bëni gjëra të tilla”.

Blendi Fevziu i nxorri Kryeministrit edhe një deklaratë të Milva Ikonomit, e cila kohë më parë është shprehur se emri i Edi Ramës është brend kombëtar. Për këtë pohim të saj, Kryeministri Rama u përgjigj: “Sa për bredin ti mos ji xheloz. Në eksportin e një Shqipërie dinjitoze, Kryeministri i të cilës i sheh të gjithë në sy, e shohin të gjithë në sy dhe nuk guxon njeri ta trajtojë si vasal, po jam. Sepse e kam thënë që ditën e parë, le të jetë kush të dojë përballë, unë jam Kryeministri i një vendi të vogël jo pse jam i gjatë por nuk e pranoj kurrë që Shqipëria të mos respektohet. Dhe kjo është arsye pse të gjithë ata rreth e rrotull i kam miq”.

Burimi: Opinion

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *