Ja se ku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre çifti i BBV

Edhe 24 orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Kjo natë ka rezervuar plot surpriza, një ndër to do të jetë edhe kurorëzimi i çiftit të famshëm Luiz dhe Kiara.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kiara zbuloi se tezja e saj do jetë dëshmitare dhe tha se kishte provuar disa fustane. “

Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër…”– deklaroi Kiara.

Ndërkohë në rrjete sociale është ”zbuluar” dhe vendi se ku do të mbahet ceremonia e celebrimit. Është pikërisht Bashkia e Tiranës, ku nesër mbrëma do të kthehet në një ambient magjik për çiftin e BB Vip 2.

Ashtu si publiku, edhe vetë ata po e presin me padurim këtë moment.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *