Ja pse është i rëndësishëm monitorimi i lëvizjeve të foshnjës në barkun tuaj

Gjatë shtatzënisë çdo grua përballet me frikëra dhe pasiguri nga më të ndryshmet. Frika është pjesë normale e çdo shtatzënie dhe shumë gra përballen me gjëra të papritura dhe ndonjëherë negative gjatë pritjës së ëmbël.

Monitorimi i lëvizjeve të foshnjës në bark shoqërohet me një ulje të numrit të lindjeve të vdekura, kështu që nuk është çudi që shumë mjekë inkurajojnë nënat që lëvizjet e foshnjës t’i monitorojnë në bark nga java e 28-të e shtatzënisë.

Për të qenë e sigurt që bebja juaj është mirë, kushtojini vëmendje goditjeve që ata bëjnë. Si t’i numëroni lëvizjet e bebes në stomak? Janë të nevojshme mesatarisht 10 deri në 15 minuta, por është e mundshme që të vazhdohet edhe deri në dy orë.

Shtatzënat me peshë të madhe trupore mbase do e kenë pak më të vështirë për t’i dalluar goditjet. Është gjithashtu e rëndësishme të dini se lëvizjet e bebes nuk do të jenë aq të mprehta dhe të dukshme ndërsa shtatzënia përparon, sepse foshnja do të ketë gjithnjë e më pak hapësirë në stomak.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *