Ja kush do të jetë opinionistja më e re e “Për’puthen”

Të hënën e ardhshme do të rikthehet në ekran emisioni “Për’puthen” për të katërtin vit radhazi. Ashtu si shumë projekte të tjera, këtë vit do të vijë me ndryshime. Moderatorja Bora Zemani nuk do të jetë më pjesë e këtij emisioni, ashtu si është lajmëruar edhe më herët. Bora do të prezantojë show-n televiziv “Dancing With the Stars”, ndërsa “Për’puthen” i është besuar moderatores shumë të dashur për publikun Ori Nebiajt.

Opinionisti Arjan Konomi do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij formati ndërsa krah tij do të vijë një tjetër personazh jo pak i njohur për publikun, për të dhënë opinionet e komentet e saj. Në rolin e opinionistes këtë vit do të jetë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Neda Balluku. Neda është larguar prej kohësh nga ekrani dhe i është përkushtuar familjes së saj, së bashku me partnerin, Ogrenin të cilin e njohu po në reality-show. Neda dhe Ogreni janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *