Ja kur do të luhet finalja e madhe për Kupën e Shqipërisë!

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën, orën dhe stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023/2024.

Takimi final do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin Air Albania, njofton FSHF. Kupa e Shqipërisë ndodhet në fazën gjysmëfinale dhe deri më tani janë luajtur vetëm takimet e para. Kukësi është një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë pasi ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Tiranës 2-0. Ndërsa Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Vllaznisë minimalisht 1-0.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana-Kukësi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Vllaznia-Egnatia në orën 18:00

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *