Ja cila ishte e eleminuara e radhës në ‘Dancing With the Stars’

Mbrëmjen e djeshme puntata e katërt e ‘Dancing With the Stars’ dhuroi performanca shumë interesante, debate me tone jo të lehta dhe 10-ën e parë në spektakël, ndërsa gjithçka u zhvillua nën petkun e Halloween.

Sa i përket konkurentit të eleminuar nuk pati surpriza, teksa la garën këngëtarja Irini Qirjako dhe partneri i saj në skenë, Elton. Ata morën edhe vlerësimin më të ulët të mbrëmjes nga juria, po ashtu nuk ishin edhe ndër të preferuarit e publikut, çka solli edhe largimin e tyre.

Artistja e njohur u shpreh e lumtur për eksperiencën dhe e quajti vendimin e largimit të drejtë, ndërsa në balotazh me të ishte aktori Gent Hazizi. Meqë ra fjala tek ky i fundit, nëse largohet nga konkurimi javën e ardhshme nuk do të ishte aspak surprizë, pasi e shprehu më shumë se njëherë gjatë garës dëshirën e tij për ta mbaruar sa më shpejt.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *