Ja çfarë tha Elsa Lila pas fitores së “Festivalit të Këngës”

Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila, triumfoi mbrëmjen e djeshme duke u shpallur fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Ajo u rikthye në këtë festival pas 25 vitesh me këngën “Evita” me të cilën rrëmbeu çmimin e parë.

Pas këtij momenti të rëndësishëm Elsa i falënderoi të gjithë për përkrahjen, ku zbuloi edhe muzën e frymëzimit që ishte vajza e saj.

“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuat dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, u shpreh artistja në skenë.

Kënga “Evita” është një dedikim për të bijën e saj, e cila në fakt ndodhej në skenë duke ndjekur me plot emocion performancën e nënës së saj. Madje, kamerat e fokusuan të bijën e këngëtares dhe ishte rritur kaq shumë.

Kujtojmë se Elsa është rikthyer në muzikë sërish pasi u shpall e pafajshme pas akuzave për trafikim droge.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *