Izraeli injoron thirrjen e Biden për armëpushim/ Shemb qendren arsimore të Universitetit Islamik, vret liderin palestinez të Xhihadit…

Pavarësisht thirrjes së Shtëpisë së Bardhë për armëpushim, Izraeli nuk ndalet.

Sot, sulmet izraelite kundër Hamas në Gaza, shembën një ndërtesë gjashtë katëshe me librari dhe qendra arsimore të Universitetit Islamik, duke lënë prapa rrënoja gjigande blloqesh betoni. Mes tyre shiheshin libra, banka studimi pajisje kompjuterike.

Izraeli kishe paralajmëruar për sulmin dhe rezidentët shiheshin duke u larguar para agimit.

“E gjitha lagjia nisi të vraponte, e më pas shkatërrimi, termeti,” tha Jamal Herzallah, rezident i zonës.

Numri i viktimave palestineze ka arritur në 212 – duke përfshirë 61 fëmijë. Ushtria e Izraelit thotë se ka vrarë 120 militantë të Hamas dhe 25 anëtarë të grupit palestinez Xhihadi Islamik.

Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se komandant i grupit militant Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës, Hasem Abu Harbid, është vrarë. Sulmet ajrore kanë vrarë një komandant të lartë të militantëve palestinezë në Gaza.

Ushtria tha se ka kryer edhe disa sulme të tjera të rënda në Gaza, duke shkatërruar 15 kilometra tunele, që përdoreshin nga militantët e Hamasit, si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të dyshuar të Hamasit.

Militantët palestinezë, ndërkohë, i vazhduan sulmet me raketa kundër disa qyteteve izraelite.

Dhjetë viktima janë raportuar deri tani në Izrael nga lëshimet raketore prej Rripit të Gazës, teksa ky i fundit vuan kundërpërgjigjen kolosale me sulme ajrore mbi zona të populluara dendur, që prej më shumë se një jave.

Dhuna midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë është përshkallëzuar duke filluar nga data më 10 maj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *