FOTO+VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë në zemër të ish-Bllokut, shpëtohet e moshuara  

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e ish-Bllokut në afërsi të një lokali të njohur, në rrugën “Rreshit Çollaku”, ose pranë pallateve “Shallvare”.

Një grua është asfiskuar dhe është dërguar me urgjencë në spital, si pasojë e zjarrit që ra në apartamentin ku ajo ndodhej, mesditën e sotme.

Mësohet se gruaja ka qenë brenda në banesë në momentin që apartamenti është përfshirë nga flakët.  Ajo është gjetur e asfiksuar nga forcat e policisë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Pamjet e publikuara nga “Priza.al” vijnë nga lexuesit tanë aty në zonë dhe tregojnë se zjarri ka rënë në një pallat 6-katësh që tashmë është mbuluar nga tymi.

Sipas lexuesve që kanë sjellë videon në adresën tonë, zjarri ka rënë në një banesë.

Zjarrfikësja dhe policia janë njoftuar nga qytetarët e zonës dhe kanë shkuar tashmë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna për të lënduar apo se sa të konsiderueshme janë dëmet materiale, pasi ngjarja është në zhvillim e sipër.

Featured image of article: LAJM I FUNDIT/ Zjarri në Tiranë, asfiksohet një grua, dërgohet me urgjencë në spital

Featured image of article: Zjarr pranë Drejtorisë së Policisë! Tymi mbulon zonën, pamjet nga vendi i ngjarjes

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *