Italia po “vdes“ për një pikë ujë. Furnizim me orar dhe gjobë kush ujit kopshtin

Italia ndodhet në një prag katastrofe hidrike e cila mudn të shoqërohet me ndërprerjen ose racionimin e furnizimit për pupullsinë.

Kreu i Mbrojtjes Civile deklaroi se nuk mund të përjashtojmë “racionimin e ujit gjatë ditës” në lidhje me thatësirën që ka goditur zona të ndryshme të Italisë. Vendi fqinj nuk e ka shpallur ende gjendjen e jashtëzokonshme por ajo duket e paevitueshme në kushtet aktuale. Autoritete kanë deklaruar se gjatë vitit ka pasur 40-50% më pak ujë shiu se mesatarja e viteve të fundit dhe deri në 70% më pak borë. Milano ka nxjerrë tashmë urdhërin për të reduktuar konsumin e ujit.

Për të përballuar emergjencën, kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, nënshkroi një urdhëresë për të ftuar “qytetarët të minimizojnë përdorimin e ujit të pijshëm si për përdorim shtëpiak, ashtu edhe për të vaditur kopshtet private, tarracat dhe oborret. Këtë e ka shpjeguar vetë kryebashkiaku në faqet e tij sociale, duke shtuar se edhe Bashkia dëshiron të bëjë pjesën e saj pasi Rajoni i Lombardisë të ketë dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme të ujit deri më 30 shtator.

Shkelja e këtyre rregullave shoqërohet me gjoba nga 25 deri në 500 euro dhe këto kosto të larta justifikohen me faktin se përdorimi jo i duhur mund të rrezikojë disponueshmërinë e shumë njerëzve për të pasur furnizim me ujë për konsum dhe për larje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *