Itali/ Moti i keq ‘godet’ Emilia Romagna-n, evakuuoen qindra qytetarë

Moti i keq ka goditur Italinë nga veriu në jug. Mediat vendase raportojnë se autoritetet kanë ngritur alarmin e kuq në Emilia-Romagna, Sakaq, disa shkolla në Ravenna dhe Bologna kanë pezulluar mësimin.

Në Marche, Siçili dhe Kampani, nga ana tjetër, autoritetet kanë ngritur një alarm portokalli. Qindra banorë janë evakuuar nga zonat në Ischia për Casamicciola. Situata paraqitet më e qetë në 10 rajone të tjera, përkatësisht në Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Lazio, Lombardia, Molise, Pulia, Toscana, Umbria dhe Veneto.

Në Emilia-Romagna, vetëm pak ditë pas stuhive dhe përmbytjeve që goditën mbi të gjitha zonën e Ravenës më 2 maj, alarmi maksimal u ndez përsëri. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike është pezulluar përkohësisht trageti që kryen shërbimin e lidhjes mes Porto Corsini dhe Marina di Ravenna, pikërisht në bregdetin e Ravenës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *