Ish-Missi Floriana Garo tregon pse i’u bashkua demokratëve: PD është partia e vlerave

Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo, dekoaroi sot nga Durrësi se pa shpresë të demokratët dhe kjo e shtyu të bëhej pjesë e politikës. Ajo tha se beson se Partia Demokratike është një parti e vlerave. Garo vendosi të lërë Amerikën për të kontribuar në vendin e saj.

“Vendosa të kthehem në vitin 2010 mbas një jete në Amerikë, për ti dhënë një shans edhe Shqipërisë për zgjedhjet e mia të asaj kohe sepse vërtet e doja Shqipërinë. Isha e lumtur në Shqipëri, por isha e lumtur edhe në atë flluskën time gjatë kohës së televizionit ku pata fatin të arrija sukses.

Duke qenë larg Shqipërisë, e kam parë Shqipërinë në një prizëm tjetër. E kam parë Shqipërinë tek përkeqësohet, dhe kam thënë ndoshta se unë duhet të kthehem dhe të jap modelin tim, modelin e kthimit, sepse vërtet kam besuar të lëvizja te diçka që është e re, diçka që qëndron në status quo bëhet e mërzitshme. Ndaj kjo ishte arsyeja pse doja të vija dhe të kontribuoja me imazhin tim për PD-në sepse besoj se është parti e vlerave. Duke parë këto zonja këtu me histori të suksesshme dhe me forcë karakteri.

Dua që të gjithë ato gra që nuk e kanë këtë mundësi, por i shohin këto zonja këtu, të thonë pse jo dua të bëhem edhe unë kështu. Kur je këtu në flluskën këtu, thuhet që politika nuk ndryshon, janë po të njëjtit njerëz, por nuk është ashtu, lëvizja është e rëndësishme, frymëzimi është i rëndësishëm, shpresa është e rëndësishme. Dhe ka ardhur koha për këtë shpresë, ka ardhur koha për ta ndryshuar, gratë do ta ndryshojnë, por si do ta ndryshojnë, duke shkuar dhe votuar”, tha Garo në fjalën e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *