Inxhinierët në protestë para Kuvendi, kundërshtojnë ligjin e Urdhrit

Një grup inxhinierësh janë duke protestuar këtë të mërkurë përballë kryesisë së Kuvendit, para fillimit të mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ku diskutohet projektligji për Urdhrin e Inxhinierit.

Ndërkohë në këtë protestë është bashkuar edhe deputeti i PD-së, Lefter Gështenja.

“Kjo nismë është iniciuar nga qeveria. Projektligji është antikushtetues, kontrollon licencat e inxhinierëve. Do vazhdoj ta kundërshtoj dhe në Komision, kemi pasur një sërë takimesh dhe dëgjesa në universitet, me inxhinierë dhe student që preken nga kjo iniciativë. Ky projektligj prek të gjithë inxhinierët, një vit pas miratimit të projektligjit bie licenca”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *