INVESTIGIM 27/ Skandali ‘Besa’. Ja si prokurori Ylli Bashaj, viktimën e bën fajtore    

Në Shqipëri mund të të ndodhi gjithçka, madje edhe më e pabesueshmja. Si nuk e besoni? Po po! Ky është vendi i çudirave të mëdha dhe ato që janë më të pabesueshmet, befas bëhen realitet.

Ka shumë raste kur një i varfër gdhihet milioner. Kur një drejtor gdhihet io papunë, kur një miliarder gdhihet fukara… Ose kur je një njeri me një jetë normale dhe aplikon për një kredi dhe aty të nisin gjithë andrallat e jetës, sepse u mundove të rregullosh disa gjëra.

Kjo të ndodh pikërisht me “Fondin Besa” kur mendon se mund të rregullosh diçka. Kjo u ka ndodhur edhe një çifti juristësh nga Tirana, të cilëve “Fondi Besa” pasi u miratoi një kredi, u hapi një mijë probleme.

“Priza.al” vijon sot me një pjesë mjaftë interesante mbi dëshminë e dhënë nga çifti nga Tirana, për ato probleme që ju solli “Fondi Besa”, pikërisht në momentin që bënë zgjedhjen e gabuar me marrjen e një kredie aty.

Por nuk ishte vetëm problemi i kredisë, kësteve të pagesave dhe i shitjes së pronës, ato që vështirësuan punët e çiftit nga Tirana. Një nga problemet që iu hapën atyre ishte edhe grabitja e të dhënave personale dhe ndryshimi i dokumenteve nga oficerja e kredisë së “Fondit Besa”, Flutura Çuka. Kjo e fundit, sipas një procedure standarde që kanë të gjithë oficerët e kredisë në “Fondin Besa” kur duan të përvetësojnë prona, apo kur duan të ngarkojnë me penalitete një klient, ka aplikuar dhe ka përvetësuar të dhënat personale të klientes së saj, Fatjona Male.

Ndërkohë, kjo e fundit, e ka verifikuar fare rastësisht këtë vjedhje të të dhënave nga oficerja e kredisë, Çuka, por sapo ka rënë në gjurmë të kësaj vjedhjeje, ka synuar që t’i shkojë deri në fund këtij super-abuzimi.


(Çifti i juristëve, Fatjona Male dhe Edmond Kasmi)

 

Si ra në gjurmët e vjedhjes në e-Albania, juristja Fatjona Male  

Fatjona Male, juristja nga Tirana që kishte marrë në vitin 2018 një kredi pranë “Fondit Besa”, duhej që të nxirrte vazhdimisht dokumente për problemet që i hapeshin prej kësaj kredie.

Kur ajo aplikoi për herë të parë në portalin publik “e-Albania” në vitin 2020, asaj ju shfaqën dhe problemet e para me këtë portal, për të cilin adresa në emër të saj figuronte e hapur që më parë, më saktë që në vitin 2018.

Pasi hasi në probleme të tipit “mosmarrje paswordi”, apo “adresë e hapur më parë”, Fatjona dyshoi se dikush tjetër ishte futur me këtë emër duke aplikuar sikur të ishte ajo vetëm. Por dokumentet i duheshin patjetër dhe për të marrë adresën e saj ajo nisi serinë e emaileve dhe mesazheve dërguar AKSHI-i që ka nën administrim portalin “e-Albania”.

No description available.

No description available.

(Dokumenti i AKSHI-i drejtuar shtetases Fatjona Zenel Male, që konfirmojnë hapjen e adresës në emër të saj që nga vitit 2018 në e-Albania)

Pasi insistimit dhe verifikimit personalish në AKSHI, Fatjona arin që të rimarrë adresën e saj, por që aty rezultonin të kishin dalë dokumente të emër të saj. Për këtë Fatjona ju drejtua Policisë së Shtetit dhe pikërisht sektorit të krimit kibernetik, për të hetuar mbi atë që ajo fillimisht dyshonte se dikush i kishte marrë të dhënat personale.

Pas plot 6 muajsh hetimi nga sektori i Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në tetor të vitit 2020, juristes së re Fatjona Male ju dha në dorë nga oficerët e policisë materiali që verifikonte se kush kishte hyrë në adresën e saj në e-Albania në emër të saj, por pa dijeni.

Personi që kishte hapur e para adresën në emër të Fatjonës në e-Albania, por pa dijeninë absolute të Fatjona Males, ishte oficerja e kredisë së “Fondit Besa”, Flutura Çuka.

(Oficerja e kredisë së ‘Fondit Besa’, Flutura Çuka)

Ajo operonte me këtë adresë pa asnjë shqetësim dhe problem që nga viti 2018, duke pasur të dhënat e kartës së identitetit të Fatjonës, dhe që prej aty kishte tërhequr të gjitha certifikatat apo dokumentet e tjera personale sikur ishte vetë klientja e saj.

Pas kësaj ajo plotësonte sipas qejfit dosjen e kredisë dhe bënte çdo lloj allishverishi me noteren Natasha Xhaçka, sikur këto t’i kishte kërkuar apo firmosur vet klientja Fatjona Male.

Pasi Fatjona u vu në dijeni nga policia për këtë abuzim të rrënd që përbën në të njejtën kohë edhe vepër penale, juristja e re bëri kallëzim po atë ditë fillimisht në polici dhe më pas edhe në Prokurorinë e Tiranës.

No description available.

No description available.

(Dokumentet e dosjes policore ku konfirmohet këqyrja e telefonit të oficeres së kredisë Flutura Çuka dhe verifikimi se ajo ka përdorur adresën e klientes Fatjona Male në e-Albania që nga viti 2018)

Por ishte pikërisht në këtë të fundit që “Fondi Besa” kishte një hallkë të fortë që e mbronte pikërisht nga këto lloj kallëzimesh nëse në ndonjë rast do të zbuloheshin prej klientëve të ndryshëm. Hallka mes “Fondit Besa”, oficeres së kredisë dhe Prokurorisë së Tiranës, ishte prokurori Ylli Bashaj.

 

Si veproi prokurori Bashaj, ku u përball me kallëzimin e juristes Malaj

Që “Fondi Besa” është një institucion me mbështetje të madhe si politike ashtu dhe institucionale në vend, kjo dihej, por që ky fondacion mikrofinance të kishte kapur edhe Prokurorinë dhe gjykatat, këtë po e mësojmë nga dëshmitë e një pas njëshme të klientëve të mashtruar.

Kjo për vet faktin se punonjësit e “Fondit Besa” dhe noteret që kanë bashkëvepruar me këtë institucion, me gjithë manipulimet dhe mashtrimet që u kanë bërë klientëve të ndryshëm, deri tani nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, madje vazhdojnë lirshëm aktivitetin e tyre.

Por pikërisht njerëz si prokurori Ylli Bashaj janë ata që jo vetëm favorizojnë fajtorin, që në këtë rast është “Fondi Besa”, por edhe bëjnë të akuzuar viktimat, si dhe mbyllin çështjet ose prishin provat.

Prokurori Ylli Basha, pasi mori në dorë kallëzimin e juristes Fatjona Male, ia mbylli çështjen asaj për mungesë provash, edhe pse ishte përballë disa veprave penale, si “krimi kibernetik” apo dhe “përvetësimi i të dhënave personale”.

Por pasi veproi me mbylljen e njërës çështje, Bashaj, vijoi edhe më tej duke bërë kundërakuzë ose kundërkallëzim duke akuzuar juristen Fatjona Male për “Kallëzim të rrem”, sepse bazuar në deklarimin e oficeres së kredisë Flutura Çuka, “Fatjona Male, ja kishte dhënë vetë të drejtën që të hynte në profilin e saj personal dhe t’i printonte dokumente në emër të saj…”.

Prokurori Bashaj, nuk mori për bazë as provat e paraqitura nga policia dhe as hetimin e sektorit të Krimit Kibernetik, si dhe dëshminë e vet oficeres së “Fondit Besa” Flutura Çuka, që kur u thirr nga policia pranoi se e kishte hapur ajo adresën në “e-Albania” në emër të klientes së saj Fatjona Male.

Por prokurori Bashaj, preferoi më mirë që të mbante anën e “Fondit Besa” dhe të akuzonte viktimën në këtë rast, por duke i shpëtuar një detaj i vogël… viktima dhe bashkëjetuesi i saj ishin që të dy juristë.

Vijon…/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *