“Interesat politike u vunë para…” Meta: Shëndetësia në kolaps gjatë pandemisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur ditën e sotme një tryezë me tematikë problemet e shëndetësisë.

Ai ka akuzuar qeverinë se ka falsifikuar shifrat e viktimave gjatë pandemisë, dhe ka rrënuar ekonominë e shqiptarëve. Meta u shpreh ndër të tjera: ‘Interesat politikë u vunë përpara zgjedhjeve shkencore’.

“Duhet të vendosim zemrën në qendër të vendimeve të marrim. Të mendojmë jo si vendimmarrës por si njerëz që kanë një problem shëndetësor dhe që kërkojnë një zgjidhje nga shteti i tyre. Të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është shëndeti. Lekët janë për shëndetin, edhe një familje i gjen jo më një shtet. Coidvi që kaluam e testoi sistemin tonë shëndetësor por edhe për vendet përreth. Tregoi që ne kemi mjekë të jashtëzakonshëm që bënë maksimumin, u sollën si heronj për muaj të tërë dhe një pjesë e tyre madje humbën edhe jetën. Kjo ndodhi se u vunë interesat politike para zgjidhjeve shkencore. Ndërkohë që pesha e shpenzimeve të familjeve shqiptare u rritën dhe të ardhurat ranë. Shëndetësia ishte dhe është në kolaps të frikshëm për shkak të politikës aventureske, u falsifikuan shifrat e të vdekurve. Ne ishim një ndër vendet me koston më të lartë të humbjes së jetës.” – tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *