Infrastruktura rrugore, Rama për rrugën Miras-Arrëz: Plotësojmë kuadratin turistik në Devoll

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se ka përfunduar rruga Miras-Arrëz, në zonën e Devollit.

Rama shkruan se ky projekt mundëson qarkullimin e përditshëm të banorëve por dhe si pjesë e zonës me potencial të madh turistik të Devollit të Sipërm.

Sakaq shton se qeveri po punon për rikualifikimin urban të rrugicave të brendshme të fshatit Arrëz

Postimi i plotë:

Vijojmë pa u ndalur me projektet e infrastrukturës rrugore në çdo skaj të vendit. Ka përfunduar tashmë rruga Miras – Arrëz, një segment me rëndësi jo vetëm për qarkullimin e përditshëm të banorëve, por dhe si pjesë e zonës me potencial të madh turistik të Devollit të Sipërm, që përfshin trekëndëshin Dardhë – Nikolicë – Arrëz. Për të plotësuar gjithë kuadratin turistik të kësaj copëze të mahnitshme Shqipërie, po punojmë për rikualifikimin urban të rrugicave të brendshme të fshatit Arrëz ?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *