“Im atë ishte mizor, e urreja për vdekje”/ Rrëfimi i rrallë i vajzës së Mussolinit: Ishte kukull në duart e gjermanëve

Në korrik të vitit 1946, u takova në Lipari me vajzën e Duçes, e cila ndodhej në mërgim pasi kishte humbur bashkëshortin e saj, Galeazzo Ciano-n. “Babai im ishte mizor, ishte ai që e vrau burrin tim. Mendoja se ai ishte një hero, por ai ishte thjesht një kukull në duart e gjermanëve”, mësohet të ketë thënë ajo.

Shkrim nga Gino De Sanctis

Në fund të verës së kaluar, pasi kisha marrë pjesë në luftën çlirimtare, rifillova profesionin tim si gazetar dhe shkova në Siçili për të kryer një hetim mbi separatizmin. Duke kaluar nëpër Milazzo, në ishujt Lipari, mendova të shkoja të vizitoja Eddën, e cila ishte e mbyllur në këto ishuj paraprakisht nga policia. Edda jetonte në një shtëpi një-katëshe në periferi të qytetit. Përpara shtëpisë kishte një vresht dhe një mur të ulët guri. Mbi mur qëndronte ulur një oficer policie me rroba civile, i cili dukej se e kishte kapur monotonia.

Edda erdhi të hapte derën: “Jam shumë e lumtur që shoh dikë”, tha ajo, duke më ftuar në dhomën e ndenjes. “Me përjashtim të atyre gazetarëve që erdhën tek unë disa ditë më parë, këtu nuk para të ndodh të shohësh njerëz këtu”, tha ajo më tej. Edda nuk kishte ndryshuar shumë në krahasim me disa vite më parë, ajo thjesht ishte dobësuar paksa, ishte pak më e zbehtë dhe sytë e saj dukeshin më të humbur. Një gazetar kishte vënë re se në shikimin e saj kishte frikë. Ndoshta kjo ishte e vërtetë, por nuk ishte frikë nga e ardhmja, ishte frikë nga e shkuara. Biseda u përqendrua te gjenerali.

Edda con il marito Galeazzo Ciano il giorno delle nozze (foto Rcs Quotidiani)

-A keni lajme nga fëmijët tuaj, nga nëna?

-Mos më flisni për nënën time, pasi nuk mund ta kujtoj pa ndjerë inat. Ajo e urrente Galeazzon dhe ishte fajtore për vdekjen e tij. Fëmijët janë në Zvicër. I çova në një vend të sigurt pas 8 shtatorit. Fatmirësisht, arrita të çoja në Zvicër bizhuteritë e mia. Ua dhashë fëmijëve dhe me to ata po paguajnë tarifat e shkollës. Po e vuaj shumë largimin e tyre. Nuk ankohem për gjë tjetër, edhe pse nuk e kuptoj pse më mbajnë të mbyllur këtu. I shkruajta Nenit, që më njeh që fëmijë: A nuk kam paguar mjaftueshëm për bashkë-përgjegjësinë në regjim, me tragjedinë familjare që më ndodhi? Përgjigja ishte se burgosja po bëhej për sigurinë time personale.

-Cilat janë ndjesitë tuaja sot ndaj babait tuaj?

-Unë e urreja, i uroja vdekjen. Por tani që koha kalon, nuk mund ta harroj atë dhe kohën që kemi kaluar bashkë. E doja shumë dhe e admiroja. Unë isha e vetmja nga fëmijët që e kisha njohur atë në kohën e mjerimit dhe të lavdisë së tij. Nëse kaq shumë italianë besonin tek ai, si mundet të mos besoja pikërisht unë? E shihja si një njeri të fortë, një superhero. Tani e kuptoj që ai ishte njeri i dobët, pa karakter. Me mua ai u tregua mizor. Më premtoi dy herë se do ta shpëtonte bashkëshortin tim, Galeazzon. Në vend të kësaj, ai e vrau, e vrau. Dhe Galeazzo ishte i pafajshëm. Në 25 korrik, Galeazzo kishte përdorur një nga të drejtat e tij ligjore për të shpëtuar Italinë nga fatkeqësia ekstreme.

-Çfarë mund të bënte babai juaj përballë pushtetit gjerman?

– Gjithçka. Më mirë të vdiste vetë sesa të firmoste urdhrin për vrasjen e bashkëshortit tim, babanë e nipërve të tij. Ai ishte një kukull në duart e gjermanëve.

(Babai i saj kishte nxjerrë ligjin për dënimin me vdekje. Shumë të pafajshëm kishin vdekur në këto vite, pastaj Edda ndryshoi temë)

-Tani më duket është një kaos i vërtetë. Sa parti ka, 52?

– Partitë, përfshirë ato qesharaket, janë ndoshta më shumë se 52, por faji është i fashizmit, i luftës fashiste. Nuk është e mundur që një komb të ngrihet në këmbë brenda natës pas një tërmeti të tillë. Nuk është e mundur që papritmas të mësohemi me demokracinë, pas kaq shumë vitesh diktature.

-“Shumë mirë. Ne do ta shohim këtë demokraci”, tha Edda, por ajo dukej skeptike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *