Ikona e kinematografisë Matilda Makoçi, feston sot ditëlindjen e 60-të

Aktorja e dashur shqiptare Matilda Makoçi feston ditëlindjen e 60. Ka lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 19 prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit. Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar.

Ajo është një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Matilda Makoçi prej rreth 40 vitesh është larg syve të publikut. Aktorja ka rrëfyer pak kohë më parë se arsyeja e largimit të saj nga skena ishte për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama në fund të viteve ’80.

Rruga e Matilda Makoçit në aktrim ishte e shkurtër, por me gjurmë të thella në kinema dhe në teatër. Për aq role sa luajti, aktorja e re e viteve ‘80-‘90 krijoi menjëherë një profil të veçantë në ekranin e filmit shqiptar. Me një bukuri ekzotike, me një vështrim plot zgjuarsi dhe gjeste të sofistikuara, ajo s’u harrua kurrë nga publiku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *