“Ik bëj ndonjë reklamë te Medreseja”/ Përplasje të forta mes opinionistëve të ‘Për’Puthen’

Një debat ka ndodhur në puntatën e djeshme të “Për’Puthen” mes Arjanit dhe Nedës, ku dy opinionistët u përplasën me njëri-tjetrin pikërisht për rininë shqiptare. Madje, ata ofenduan edhe njëri-tjetrin, ku më pas ndërhyri moderatorja Ori Nebiaj për të ‘ulur gjakrat’ mes tyre.

Pjesë nga debati:

Neda: Fjalia e parë që the në emision ishte “Ku e gjetët”? Më gjetën o Zotëri. Më gjetën aty ku humbe ti.
Arjani: Unë e thashë për batutë. Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.
Neda: Ishte batutë? Bëje si burrat dhe…
Arjani: Kjo e paska me mua… Meqë po e zgjat dhe nuk je e vetëdijshme për atë që the…
Neda: E ke tipike këtë që thua ti, sepse gocat për ty ose kanë probleme me veten ose nuk janë të ndërgjegjshme.
Arjani: Pate pafytyrësinë më të madhe javën e kaluar ku më the se këta janë rinia e televizionit e jo rinia e ‘TikTok’-ut. Po, unë njoh rininë e ‘TikTok’, rininë e televizionit, rininë e rrugës, rininë e dështuar, rininë e suksesshme. I njoh të gjithë.
Ti vjen nga ‘Big Brother’ më vjen këtu mua e më tregon rininë. E kupton se cfarë kurajo të pacipë që ke ti…
Neda: Ik bëj ndonjë reklamë te Medreseja, ik.

Situata ka degraduar duke u kthyer në ofendime personale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *