Igli Tare largohet zyrtarisht nga klubi i Lazios

Aventura e drejtorit sportiv Igli Tare te Lazio ka marrë fund zyrtarisht. Ky njoftim është bërë i ditur nga vetë ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare në “TG1”.

“Pas 18 vitesh do të marr fund eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i SS Lazio. Unë kam disa kohë që e kam bërë këtë zgjedhje, por prita që Lazio të arrinte objektivin e Champions League. Jam i vetëdijshëm që ky ekip ka një skuadër të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm të presdispozuar për të arritur këtë qëllim. Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe.

Nuk do të ndalem së falenderuar  presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë, tifozët e kaltër që kanë hyrë në zemrën time, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë meje në këtë rrugëtim.

Një falenderim i veçantë mbi të gjitha për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë. Një mundësi prestigjoze që pata si futbollist dhe si menaxher dhe që nuk do ta harroj kurrë, duke mbajtur me vete çdo moment të këtij rrugëtimi. Shpresoj që secili prej jush të vazhdojë, me të njëjtin pasion që kam patur. Gjithmonë Forza Lazio!” – është shprehur Igli Tare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *