Identifikohet kufoma e 27-vjeçares së gjetur në liqen. Dyshimet e para të policisë

Është identifikuar kufoma e gjetur ditën e sotme në një rezervuar në një fshat të Dibrës. Ajo është Shpëtime Shehu, e vitlindjes 1995, nga fshati Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot.

Paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni. Paraditen e kësaj të premteje ajo u gjet e mbytur në rezervuarin e fshatit Rrenzë në Njësinë Administrative Kastriot në Bashkinë e Dibrës.

Policia e Dibrës ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *