(Emri) Identifikohet autori i vrasjes në Shkodër, ja lidhja me viktimën

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar për vrasjes e 51-vjeçarit, Petrit Vuksani në Shkodër. Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Lekë Vuksani, i cili është dhe kushëri me viktimën. 51-vjeçari nuk është i njohur në zonë si një person problematik.

Njoftimi: 

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Leke Vuksani, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V.

Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *