Ibrahimaj: Kemi rritje ekonomike me 4 %, inflacioni mesatar më i ulëti në rajon e BE

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat u shpreh se rritja ekonomike në vend në vitin 2022 ka qenë 4.48%. Një rritje sipas ministres përtej pritshmërive, ndërsa në vendin e parë renditet ndërtimi.

Rritja ekonomike në vend ka qenë 4.48%. Ndërtimi në vendin e parë, shërbimet e bujqësia më pas. Rritja 4.84% tejkalim i pritshmërive. Tremujori i 4 ka ndikimin më të madh. Mbi parashikimet tona.- tha Ibrahimaj.

Sipas ministres së Financave inflacioni mesatar për vitin 2022 ka qenë 6.7% dhe kjo shifër është shifra më e ulët në Rajon dhe në BE.

‘Ecuria e inflacionit ka qenë 6.7% ndjeshëm më i ulët qoftë për vendet e rajonit qoftë në BE. Inflacioni vjetor ka ardhur në ngadalësim që nga tetori. Në krahasim me vendet e rajonit gjatë gjithë vitit 2022 kemi pasur inflacionin më të ulët. Kjo ka ardhur duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike. Mesatarja e BE-së. 9.2%.’- tha ministrja.

Borxhi publik në fund të 2021 ishte 74%, tha ministrja, ndërsa në vitin 2022 ulja e borxhit ishte me 10% me 64.6%.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *