I kërkuan 10 vota për kandidatin e PS, dhunohet punonjësi i bashkisë në Patos

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Patos, ku punonjësi i bashkisë Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi.

Dalipaj është dhunaur pasi siç pretendon ai Pëllumbi i ka kërkuar në nënshkruaj një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë.

Ai ka thënë se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë.

Në momentin që punonjësi nuk ka pranuar të nënshkruaj formularin, atëherë Petrit Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në fytyrë.

Dalipaj: Punoj 4 orarësh në komunale prej 10 muajsh. Petrit Pëllumbi në zyrë përgjegjës më kërkoi të shkruaja pjestarët e familjes në një formular. Unë nuk e firmosa pasi nuk jam 8 orarësh në punë.

Erdhi nga pas më kapi nga supi dhe më goditi me 3 a 4 grushta dhe i gjakosur rash përtokë.

Më çuan në spital drejtori i ndërmarjës Artjoli s’bëra denoncim i thashë rash, gabimi im. Shkova në shtëpi tani u enjta dhe vendosa të bëj denoncim në polici.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *