I akuzuar për vrasje, arrestohet i shumëkërkuari shqiptar në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim që nga shtatori i vitit të kaluar, pasi autoriteti gjyqësor shqiptar kishte lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij.

29-vjeçari shqiptar u vu në pranga vetëm pak ditë më parë, pasi akuzohet se është autori i një vrasje në vendlindjen e tij, megjithatë nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Sipas mediave vendase i riu shqiptar u kap teksa qarkullonte me një makinë me tre bashkatdhetarë të tjerë.

Mjeti me të cilin ai qarkullonte tërhoqi vëmendjen e efektivëve të Policisë pasi pasagjerët e mjetit po silleshin çuditshëm, e po ashtu sepse nuk i kishin pikasur kurrë në zonë. Gjatë kontrollit u vu re se shqiptari ishte në kërkim dhe më pas u vërtetua se bëhej fjalë për një të akuzuar për vrasje. Kështu 29-vjeçari u vendos në pranga, në pritje të një kërkese zyrtare për ekstradim nga Shqipëria./ Ladige.it

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *