Humbja e PD/ Bogdani: Kur nuk ke demokraci në garat e brendshme, mos e kërko jashtë

Gert Bogdani, ish kandidat në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës foli ditën e sotme për analizën brenda opozitës pas zgjedhjeve të 14 Majit.

Ai u shpreh së  PD nuk duhet të bëjë fushatë vetëm 45 ditë para zgjedhjeve por të jetë përditë me qytetarët.

“Të gjithë ata që kanë përçarë demokratët nuk mund ta bëjnë bashkimin. Partisë Demokratike i duhet reformimin që të mos e bëjë fushatën 45 ditë para zgjedhjeve. Që të mos ia japë programin 10 ditë para zgjedhjeve por të jetë përditë me ta.

Garat e brendshme. Kur ti nuk ke demokraci të brendshme mos kërko demokraci jashtë. Ajo që është më e rëndësishmja është rinovim. Pastrimi me njerëz të pastër dhe me integritet. Ka njerëz të pastër që kanë dëshirë ta bëjnë këtë vend”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *