Humb jetën shqiptari në Spanjë, e lanë të plagosur me thikë në dyert e spitalit

Një shtetas shqiptar është vrarë në Spanjë të dielën. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari u gjet pajetë në dyert e një spitali në Girona. Targat e mjetit çuan në gjetjen e drejtuesit dhe identifikimin e viktimës.

Tani ata po përpiqen të rindërtojnë orët e tij të fundit të jetës për të zbuluar se kush e vrau. Burri kishte një plagë me thikë në bark dhe ishte në arrest kardiorespirator.

Pronari i mjetit ishte një shtetas me origjinë shqiptare, me banim midis rajonit Maresme dhe La Selva.

Mëngjesin e së hënës, atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona. Falë kësaj deklarate, agjentët kanë zbuluar se viktima, ashtu si drejtuesi i mjetit, ishte gjithashtu me origjinë shqiptare dhe rreth 30 vjeç.

Trupi i viktimës është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Girona (IMLC) në mënyrë që mjekësia ligjore të kryejë autopsinë dhe  të sqarojë shkakun e saktë të vdekjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *