Alibeaj: Korrupsioni ‘kolera’ e ditëve të sotme, Rama shpopulloi vendin

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar kandidatin për Bashkinë Tepelenë, Sokol Guga, për zgjedhjet lokale. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj akuzoi qeverinë se përmes korrupsionit ka vjedhur qindra fonde duke lënë të braktisur qytetarët. Alibeaj u ndal edhe tek shpopullimi, përgjegjës sipas të vilit është kryeministri Rama.

“Si gjithë Shqipëria në fakt që është duke lënguar. Është një nga momentet më te këqija që populli shqiptar të paktën që pas rënies së diktaturës ka përjetuar. Ka përjetuar jo për ndonjë shkak natyror, jo për ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, por thjeshtë edhe vetëm për shkak të neglizhencës keqqeverisjes, neglizhencës së atyre të cilët fatkeqësisht padrejtësisht në pushteti qendror janë që nga 2013 në qeverisje dhe në pushtetin lokal këtu në Tepelenë prej shumë kohësh. Është thjeshtë dhe vetëm çështje apo shkak njerëzor, që njerëzit këtu i bëjnë të vuajnë. Ka arsye se përse po ndodh kjo. Arsye është ajo që buron nga keqqeverisja e instaluar nga regjimi i Edi Ramës, është e thjeshtë tashme. Nga 2013 e këndej, atëherë kur për fatkeqësinë e këtij kombi jo vetëm të këtij populli erdhi një pinjoll i komunizmit i cili pruri edukatën politike të para 90 dhe po e përjetojmë sot në fakt. Kjo është një fatkeqësi e madhe. E paimagjinueshme duhet të ishte në fakt për Shqipërinë e pas 1990, atëherë kur u mendua që u la prapa sistemi diktatorial, të mund të rishfaqej dhe një herë me forma më moderne, por në thelb është e njëjta. Vuajtja, lëngata, shpopullimi, mungesa e lirisë, terrori, shantazhi janë në thelb e njëjta siç dikur ka qenë. Jo një demokraci, një demokraturë. S’po them diktaturë në aspektin formal, por demokraturë, e veshur me ngjyra të bukura. E veshur me një fasadë e cila sugjestionon njerëzit ndërkohë thelbi është po i njëjte. E vuajnë shqiptarët përditë ne familjet e tyre. Familjet shqiptare të përgjysmuara ikin. Dikur iknin për shkak të mungesës së shpresës. Tani ikin për shkak të mungesës së shpresës ekonomisë, terrorit dhe shantazhit dhe pasigurisë që është sot në rrugët e Shqipërisë. Ikin ata të cilët nuk kanë ekonomi, iki dhe ata të cilët dhe mund të kenë një lloj ekonomie dhe vetëm largohen nga ky vend. E pra kjo është ajo se çfarë po i ndodh, i ka ndodhur ditë pas dite Shqipërisë nga momenti që në 2013 erdhi regjimi i Edi Ramës. Korrupsioni kolera në ditët e sotme ”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *