Në një insitucion arsimor në fshatin Fratar të Fierit ka rënë zjarr. Siç shihet edhe në foto, tymi i zi ka mbuluar zonën.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshimet e para janë se ka qenë aksidental.
Njoftimi i policisë:
Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar ka rënë zjarr.
Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.