Hidhen akuza të rënda ndaj kompanisë Amazon: Punëtorët detyrohen të urinojnë në shishe

Kompania ‘Amazon’ e Jeff Bezo-s është akuzuar se nuk i trajton punonjësit mirë. Biznesmeni Mark Pocan ka shkruar në rrjete sociale se në kompaninë e Bezos, punonjësit paguhen 15 euro në orë dhe se nuk është një vend i përshtatshëm pasi punonjësit detyrohen të urinojnë në shishe uji.

“Të paguani punëtorët 15 dollarë në orë nuk ju bën një ‘vend pune progresiv’ kur ju bllokoni sindikatat dhe i bëni punëtorët që të urinojnë në shishe uji”, ka skruar Mark Pocan.

Por kompania i ka përgënjeshtruar këto lajme. Sipas tyre nëse kjo do të ishte e vërtetë askush nuk do të punonte në kompaninë e tyre.

“Ju nuk e besoni me të vërtetë atë gjënë e urinimit në shishe? Nëse do të ishte e vërtetë, askush nuk do të punonte për ne,”-kanë shkruar përfaqësuesit e saj.
Por, punonjësi kanë deklaruar se kjo është e vërtet,por jo se dikush i detyron, por nuk del koha që të shkosh në tulet. Edhe pse zyrtarisht ata kanë 30-minuta pushim në drekë dhe dy pushime 15-minutëshe.

“Ata nuk të detyrojnë vërtet që të urinosh në shishe. Thjesht nuk ke kohë të shkosh në tualet.”- tha Savannah, një ish-shofer i kompanisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *