Lajmi që ka trishtuar botën/ U arratis për 6 ditë që të festonte 18-vjetorin, i vdes vajza pasi e la pa bukë e ujë (FOTO)

Festimi i 18-vjetorit për një nënë ka qënë më e rëndësishme se sa të ushqente të bijën e saj 2-vjeçare, e duke e lënë të vdiste për bukë. Verphy Kudi ka qarë në bankën e të akuzuarve, ndërsa pranoi se kishte lënë vajzën e saj 20-muajshe, e cila vdiq nga uria. Vajza e Verphy Kudi, Asiah Kudi vdiq në dhjetor 2019, pasi mbeti vetëm për gjashtë ditë pa ushqim dhe ujë.

Nëna e së ndjerës, tashmë 19 vjeç, kishte ikur për të festuar ditëlindjen e saj. Një ekzaminim pas vdekjes dhe testet mjeko-ligjore zbuluan se Asiah vdiq nga uria, ishte e dehidratuar. Shkaku i saj i vdekjes u dha si neglizhencë.

E ndërsa gjatë ditës së sotme, Verphy Kudi u paraqit në gjykatë, duke pranuar fajësinë për vrasje.

Pasi ishte kthyer në shtëpi teksa ishte argëtuar në festa të ndryshme, Kudi kishte telefonuar 999 duke thënë se fëmija i saj nuk do të zgjohej.

Asiah u dërgua në spitalin Royal Alexandra për fëmijë në Brighton, por u shpall e vdekur kur mbërriti.

Gjatë seancës gjyqësore, e ëma e së ndjerës mbante duart në fytyrë, teksa u lexua akuza e vrasjes. Veshur me të zeza dhe me një maskë blu, ajo fshinte lotët nga sytë, ndërsa babai i saj shikonte nga galeria publike.

Z.Kudi – babai i Verphy Kudi – u ul me krahët e kryqëzuar gjatë gjithë seancës së shkurtër në Lewes Crown Court.

Duke folur pas dëgjimit të seancës, Muba Kudi, 59 vjeç, tha: “Zemra ime është thyer aq shumë. Vajza ime ishte zhdukur. Ajo ishte zhdukur që nga mosha 14 vjeç”.

Asiah lindi më 22 mars 2018 dhe ishte vetëm 20 muajshe kur vdiq. Nuk është e qartë se kush ishte babai i foshnjës.

Ajo kishte jetuar në banesën në Brighton me nënën e saj, ku ishin strehuar nga shërbimet sociale që nga 30 shtatori 2019.

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-9406105/Teen-mother-admits-killing-20-month-old-daughter.html

Përshtati: Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *