Harta e re/ Kryetarja e KLGJ Llagami: Godina s’ka kushte për të pritur 78 gjyqtarë

Kryetarja e Këshillit të Lartë gjyqësor Nauerda Llagami pranon se po hasin vështirësi në zbatimin e hartës së re gjyqësore, pasi kanë mungesa të zyrave për gjyqtarët dhe sallave për të zhvilluar seancat.
Problematika më e madhe haset në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e vetmja gjykatë apelin ë të gjithë vendin, që duket se po i shkakton dhimbje koke qeverisë së gjyqësorit.

“Nuk është shtyrë asnjë seancë gjyqësore për shkak të mosmarrjes së masave. Seancat kanë vijuar në mënyrë të rregullt. Tashmë, sfida tjetër e ardhshme është zbatimi i fazës së tretë që prek gjykatat administrative. Ne kemi bërë të mundur që t’i marrim masat në avancë. Në këto 4-5 muaj të zbatimit të hartës nuk kemi pasur problematika të dosjeve, të zvarritjes së gjykimit”, deklaroi Llagami.

Sepse është një gjykatë e cila do të ketë një numër gjyqtarësh 78, por godina aktualisht nuk i ka kushtet për t’i pritur 78 gjyqtarë

Teksa pranon në mënyrë indirekte, se nuk u mor asnjë masë nga institucionet për akomodimin e gjyqtarëve, Llagami thotë se po pret përgjigjen e qeverisë për një godinë të re, por nuk jep zgjidhje se si do të veprohet nëse ekzekutivi vonon për të marrë një vendim.

“Problematika që KLGJ ka është Gjykata e Apelit të Përgjithshëm sepse është një gjykatë që do të ketë një numër gjyqtarësh – 78 dhe gjykata aktuale, godina aktuale nuk i ka kushtet për t’i pritur ato gjyqtarë, por të pritur ato që ka edhe pak më shumë. Kemi bërë kërkesa së bashkë me prokurorinë përgjithshme, kemi bërë kërkesë bashkisë së Tiranë, për të na vënë në dispozicion një truall ose një godinë ndoshta për gjykatën e Apelit të Përgjithshëm, shpresojmë që nga ana e ekzekutivit të kemi një përgjigje pozitive”, u shpreh ajo.

Kryetarja e qeverisë së gjyqësorit u përpoq megjithatë të theksonte se harta e re gjyqësore, është një sukses, ndërsa u shpreh dy sfidat e radhës janë zbatimi i fazës së 3 të kësaj harte, ku nga gjashtë gjykata administrative do të reduktohen në dy, një në tiranë dhe një në Lushnjë, si dhe ulja e numrit të dosjeve që kanë mbetur stop prej vitesh e presin radhë për tu gjykuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *