Harta e re gjyqësore, avokati: Reduktimi i gjykatave mund të na çojë në kolaps

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se harta e re gjyqësore është e pamundur të realizohet në këto kushte.

I ftuar në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News24”, Gjokutaj tha se në bërjen e hartës së re gjyqësore nuk janë llogaritur problematikat. Ai shtoi se harta është bërë pa u konsultuar me avokatë apo me grupet e interesit dhe sipas tij korrupsioni nuk lidhet asnjëherë me largësinë gjeografike.

Sipas Gjokutajt, reduktimi i gjykatave mund të krijojë kolaps në sistemin e drejtësisë.

“Gjykata e Apelit të Tiranës që do të jetë e Apelit të Përgjithshëm nga sot e tutje, nuk ka ambient për të përballuar flukset. Duhet të shkoni të shihni se ku punojnë gjyqtarët. Është e pamundur që në këto kushte të realizohet. Drejtësia nuk mund të jepet në këtë formë, në të cilën ndodhet Gjykata e Apelit. Nuk mundet që të ketë përqendrim në vetëm një gjykatë…Problemet nuk janë llogaritur në bërjen e kësaj harte të re gjyqësore. Si psh, një shërbim gjyqësor pa qenë në Gjykatë, regjistrimi i një ankimi, punon apo jo sistemi sepse ka edhe probleme të tilla!

Harta është bërë pa u konsultuar me avokatë apo me grupet e interesit dhe si çdo gjë tjetër. Ndaj them se gjërat që nisen shpejt dhe bëhen me procedurë të përshpejtuar janë të destinuar të dështojnë”, tha më tej Gjokutaj, duke shtuar: “Korrupsioni asnjëherë nuk lidhet me largësinë gjeografike, aq më tepër që Shqipëria është e vogël”, u shpreh Gjokutaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *