Hapet zyrtarisht sezoni turistik i kroçierave në Durrës

Durrësi ka nisur ditën e sotme zyrtarisht sezonin e kroçierave turistike.

Në portin e Durrësit është ankoruar “La Belle De L’Adriatique”, e cila ka sjellë 134 turistë, kryesisht francezë.

“Bukuroshja e Adriatikut”, për të disatin vit radhazi ka hapur siparin e sezonit turistik për kroçierat, të cilat sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë qëndrimit një ditor në Durrës, turistët e huaj ndalen në sitet arkeologjike të Durrësit, Krujës e Tiranës. Pas përfundimit vizitës së saj në Durrës, kroçera “La Belle de L’Adriatique” do të niset drejt Portit të Bar(Mal i Zi) për të vijuar agjendën e planifikuar

“Monet”, “Sea Cloud, “Amadea” apo “Seven Seas” janë disa nga kroçerat që do të rikthehen edhe këtë sezon në portin e Durrësit.

Anijet turistike dhe jahtet po përfshijnë gjithnjë e më shumë vendin tonë në agjendat e tyre, duke e kthyer në një prej distanacioneve të preferuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *