Hapet gara për aksin Milot-Fier, Rama: Vlerë e shtuar për lëvizjen, do t’i shërbejë shumë sektorëve

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku kanë marrë pjesë në një konferencë për shtyp në lidhje me projektin për aksin Milot-Fier.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky projekt do t’i shërbejë të gjithë zonave që janë pjesë e korridorit blu por edhe bujqësisë e turizmit.

Sakaq shtoi se gara e hapur për këtë aks do të jetë e suksesshme, pasi korridori 8 do të ketë çdo standard.

“Korridori blu do t’i shërbejë të gjitha zonave që janë rreth këtij korridori, do t’i shërbejë bujqësisë dhe turizmit, do t’i shërbejë një transformimi ekonomik dhe social dhe do t’i shërbejë lëvizjes në Unazën më të madhe që është unaza e Mesdheut. Do ta bëjë Shqipërinë më të aksesueshme nga turistët përmes tokës dhe do t’i japë fund kësaj periudhe dhjetëra vjeçare vështirësish në këtë aks, sidomos nga kthesa e Kamzës apo Kashari, lart në Milot, Lezhe dhe drejt Shkodrës ku problemet e sigurisë janë evidente. Do të jetë një aks me certifikatë të BE-së në sensin që nuk do ketë nga ato trampolinat, pishinat, depot, magazinat që pozojnë në dy anët e rrugës duke krijuar një rrezik.

Do të jetë një aks shpejtësie dhe do të jetë një vlerë e shtuar e lëvizjes nga Rruga e Kombit drejt Durrësit. Nuk është i gjithë segmenti, është një pjesë e tij. Segmenti vazhdon më tej në pjesën jug-lindore të vendit, por është pjesa më strategjike dhe kritike e korridorit blu. Gara do të jetë e suksesshme nga mënyra si është realizuar.  Me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetit kryesor të Shqipërisë. Korridori 8 do ketë çdo standard. Faza tjetër është faza e hekurudhave. Aeroportet janë të gjitha në proces”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *